Kapen 2 vëllezërit shqiptarë në Itali për trafik drogë, kërcënonin klientët se do u përdhunonin fëmijët

 

Policia italiane ka arrestuar dy vëllezër shqiptarë, të cilët akuzohen se krerët e një rrjeti të trafikut të kokainës dhe heroinës.

Dy të arrestuarit janë Pjeter Salca 27 vjeç dhe Vate Salca 23 vjeç, të cilët jetonin në Spineas, në Venecia.

Mediat italiane shkruajnë se ata kërcënonin klientet e tyre, se nëse nuk do të paguanin në kohë, do t’iu përdhunonin fëmijët ose gjithë familjen, në sytë e tyre.

“Tipari kryesor i shpërndarësve shqiptarë të drogës konsistonte në fuqinë e frikësimit të ushtruar ndaj blerësve, të cilët ishin të detyruar për të paguar borxhet e tyre shpejt pasi në të kundërt rrhiheshin e dhunoheshin.

Ndërsa një mënyrë për të detyruar blerësit për të paguar kokainën e shitur, ishte deri aty sa të kërcënojnë klientët se do të përdhunojnë fëmijët e tyre ose gjithë familjen para syve të tyre”, thonë hetuesit italianë.

Ata janë arrestuar gjatë operacionit “Diamond”, ndërsa në momentet e arrestimit iu është sekuestruar edhe një kilogram drogë.

 

SHKARKO APP