Kapen 20 kg heroinë në Morinë, brenda një kamioni

Në pikën kufitare të Morinës policia njoftoi se janë sekuestruar 20 kilogramë heroinë, e cila po transportohej nga Kosova për në Shqipëri.

Droga u gjet gjatë kontrollit në një kamion me targa AA 090 IS, që drejtohej nga Arben Prendi 43 vjeç nga Lezha.

Droga u gjet në kabinën e shoferit, poshtë krevatit të fshehur në një valixhe.

Grupi hetimor po kryen veprimet, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti trafiku.

SHKARKO APP