Kapen 20 refugjatë që kishin ardhur nga Greqia, do shkonin në Mal të Zi

 

Policia Kufitare e Kakavijes ka kapur 20 klandestinë që kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar përmes kufirit të gjelbër nga Greqia.

Refugjatët u kapën në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër në fshatin Nepravishtë.  Sipas policisë, 18 prej klandestinëve janë nga Maroku dhe 2 nga Palestina.

Ata kishin për destinacion Malin e Zi, ndërkohë që do të deportohen sërish në Greqi, prej dhe nga erdhën ilegalisht.

SHKARKO APP