Kapen 21 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, në pranga 63-vjeçari

Gjatë ditës së sotme, policia ka sekuestruar rreth 21 kg marijuanë pranë kufirit greko-shqiptar, në Dafni të Igumenicës. Në pranga përfundoi Kristo Kati, lindur në Finiq të Delvinës dhe banues në Athinë.

Lënda narkotike ishte fshehur në mjetin që drejtohej nga 63-vjeçari me shtetësi shqiptare dhe me kombësi greke.

Poshtë sediljes së pasagjerit, u gjeten të fshehura 40 pako me 20 kg dhe 846 gram marijuanë. Rezulton se 63-vjecari ishte me precedentë të mëparshëm në Greqi, për trafik klandestinësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?