Kapen 22 punonjës për vjedhje, ministri Hoxha: Policia po kalon një proces ripërtëritje të trupës drejtuese

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha reagoi pas ndalimit të 22 punonjësve të policisë të cilët dyshohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

“Falë një hetimi profesional të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Kukësit u vunë para përgjegjësisë ligjore 22 punonjës e ish-punonjës të Policisë Rrugore. Rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, e cila vetë po kalon një proces ripërtëritje të trupës drejtuese, lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të punonjësve të organizatës”, lexohet në reagimin e ministrit.

“Lufta kundër paligjshmërisë fitohet duke patur së pari, një trupë policore të aftë për t’ju përgjigjur sfidave të ndërtimit të SHQIPËRISË2030, ndaj gjithë fokusi ynë do të jetë për ta intesifikuar këtë përpjekje”, shtoi Ervin Hoxha.

SHKARKO APP