Kapen 53 kg marijuanë në Greqi, pranga 21-vjeçares dhe shoferit shqiptar

Policia greke ka sekuestruar 53 kg marijuanë dhe ka arrestuar dy shqiptarë gjatë një operacioni në Artë.

Mësohet se policia ka ndjekur një automjet të dyshuar që vinte nga kufiri. Operacioni u finalizua në Kompoti, Artë ku u ndalua një mjet dhe u arrestuan dy shqiptarë, një vajzë 21-vjeçare dhe shoferi 33 vjeç.

Brenda mjetit, me ndihmën e qenit të policisë, në vende të improvizuara enkas, u gjetën dhe sekuestruan 52 pako me 53 kg 620 gram marijuanë. Pakot ishin të lidhura me litarë që ndihmonin në nxjerrjen e tyre jashtë mjetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?