Kapen 53 milionë euro falso, shuma më e madhe e kapur ndonjëherë (Foto)

​ Policia italiane ka sekuestruar 53 milionë euro të falsifikuara në një bodrum në Napoli. Mediat italiane bëjnë të ditur se kjo është shuma më e madhe e parave false të sekuestruara ndonjëherë.

Policia i zbuloi eurot teksa po kontrollonte shtëpinë e 51-vjeçarit Antonio Sgambati, i cili është arrestuar nën akuzat e prodhimit, shpenzimit dhe shpërndarjen e karmonedhave false.

Ndërkaq, ishin bërë gati për tu hedhur në qarkullim, para me prerje qindëshe, pesëdhjetëshe, njëzetëshe dhe dhjetëshe.

Prokuroria e Napolit është në hetim e sipër të kësaj çështjeje për të zbuluar detaje të mëtejshme.

SHKARKO APP