Kapen 69 emigrantë shqiptarë. Mediat britanike: Ishin të gjithë në një anije

Tre burra janë arrestuar nën dyshimin e kontrabandës së njerëzve, pasi një anije me 69 shtetas shqiptarë u kap pranë bregdetit të Suffolk në Britaninë e Madhe.

Agjencitë e zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar arrestuan të 72 personat në bordin e anijes së peshkimit, që po lundronte nga zona Ostend e Belgjikës. Ishin Forcat Kufitare që kapen anijen, duke e shoqëruar drejt Portit të Harëich në orët e para të mëngjesit të së Mërkurës.

Tre anëtarë të ekuipazhit; një shtetas letonez dhe dy shtetas ukrainas, u arrestuan nën dyshimin për lehtësim të imigracionit ilegal dhe do të merren në pyetje nga hetuesit e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA).

Të 69 migrantët u arrestuan gjithashtu dhe do të hetohen nën dyshimin e hyrjes ilegale në Mbretërinë e Bashkuara.

SHKARKO APP