Kapen 8 sirianë në kufi, reagon Trump: ISIS? Na duhet një mur i madh dhe i bukur

 

Në kufirin nga Meksika me SHBA-të, janë arrestuar sot tetë sirianë që po tentonin ta kalonin atë.

Pas arrestimit ata po hetohen, ndërsa kandidati për president i SHBA-ve, Donald Trump postoi në  “Twitter” lajmin dhe shpalosi idenë e tij se çfarë masash duhen marrë që të mos futet asnjë klandestinë SHBA.

 “Tetë sirianë sapo janë kapur  në jug të kufirit me SHBA, duke u përpjekur ta kapërcejnë atë. Ndoshta ISIS? Mund t’iu them se po. Prandaj kemi nevojë për një mur të madh dhe të bukur,” – theksoi Donald Trump, kandidati republikan për t’u zgjedhur president i SHBA-ve, duke nxjerrë edhe idenë e tij për të mos lejuar asnjë emigrant i paligjshëm të futet në SHBA. 

A.M/Koha Jonë

SHKARKO APP