Kapen autorët e vrasjes në Sarandë

Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit: Edmond Theodhori (Mehmeti), ngjarje e ndodhur me datë 10.07.2015, ne qytetin e Sarandes!
Arrestohen shtetasit:
1. Ledi (Enkelejd) Ben (Saba) Hysa, 25-vjeç, banues në Laç.
2. Ylli Qemal Reçi, 23-vjeç, banues në Gjorm-Krujë.
3. Ajman Agron Zyba, 21-vjeç, banues në Laç.

Nga hetimet e pandërprera të strukturave të Policisë Vlorë dhe Sarandë, në bashkëpunim me Organin e Prokurorisë Sarandë, ka rezultuar se:

Më datë 09.07.2015, rreth orës 00:10, viktima éshtë konfliktuar me autorët e dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit G.H, dhe K.H, (xhaxha dhe nip), për motive të dobëta.
Pas këtij momenti, më datë 10.07.2015, rreth orës 01:00 autorët e dyshuar pasi kanë vënë në dijeni në lidhje me konfliktin edhe shtetasit E.H., dhe shokët e këtij të fundit (personat e mësipërm të arrestuar nga Policia), kanë kërkuar te gjithe se bashku népér qytet dhe kanë gjetur viktimen, pikërisht në vendin ku kishte ndodhur konflikti një natë më parë.
Sapo e kanë konstatuar, kané rrethuar mjetin dhe kane thyer xhamat me shkop bejzbolli dhe me qytén e Pistoletés, ku pas késaj njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar njé herë me armë zjarri né drejtim te shtetasit: Edmond Theodhori, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas kryerjes së krimit, të gjithë autorët janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim te vendbanimeve të tyre.

SHKARKO APP