Kapen duke ndërtuar shtëpi bari, arrestohet 62-vjeçari në Lezhë, shpallet në kërkim edhe nipi i tij

Ndue Gjini është arrestuar nga Policia e Lezhës, dhe në kërkim është shpalklur nipi i tij Ardit Gjini, të cilët posedonin armët dhe po krijonin kushtet për mbjelljen e farave të cannabisit.

”Sekuestrohen 1 armë zjarri, 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi, 5 radio marrëse-dhënëse dhe pajisje të ndryshme elektrike. Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare “Territori i pastër” dhe “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën policore, kanë vijuar kontrollet për goditjen e veprimtarive krimianle dhe kapjen e shtetasve në kërkim. Si rezultat:

– u arrestua në flagrancë shtetasi N. Gj., 62 vjeç, dhe u shpall në kërkim nipi i tij, shtetasi A. Gj., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri dhe 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi dhe 5 radio marrëse-dhënëse, 1 mjet prerës (thikë), 2 celularë, 2500 metra kabllo elektrike dhe 34 automatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?