Kapen në flagrancë duke shkëmbyer drogë, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona pasi u kapën në flagrancë duke shkëmbyer 16.2 kg lëndë narkotike kanabis.

Mësohet se në pranga kanë rënë Demokrat Dylgjeri, 32 vjeç dhe tre 23-vjeçarët Haziz Zylfa, Vladimir Kani dhe Hyxhers Mete.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta shtetas janë kapur në flagrancë, në parkingun e një qendre tregtare në periferi të Tiranës, duke shkëmbyer 2 qese plastike brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 16.2 kg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit H. M., në Korçë, shërbimet e DVP Korçë gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?