Kapen në kufi 12 afganë, 3 të arrestuar
Policia vendore në Shkodër realizoi me sukses operacionin e koduar “Taksisti”, ku u parandalua një tentativë për të kaluar ilegalisht drejt kufirit të gjelbër 12 emigrantë klandestinë. Gjatë këtij operacioni u arrestuan në kushtet e flagrancës 3 persona, të cilët akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Në prangat e policisë ranë shtetasit A. K. 54 vjeç, G. M. 43 vjeç dhe I. B. 53 vjeç. Tre të arrestuarit u ndalua në fshatin Melgushë duke transportuar me 3 mjete taksi, 12 shtetas afganë, të cilët kishin si destinacion Malin e Zi dhe më pas vendet e BE.