Kapën shqiptarë në Itali me 3500 kg drogë, vlera 70 milion euro

 

 

Prape shqiptarë me droge.Operacioni “Odisea” i policisë financiare italaine të qytetit të Katanias ka çuar sot në arrestimin e 15 personave: 9 shqiptarë e 6 italianë me akuzën e trafikimit të drogës mes Shqipërisë e Italisë.

Prej nisjes së hetimeve të operacionit “Odisea” sasia e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 3500 kg me vlerë 70 milionë euro.

Shqiptarët e arrestuar janë:

Oresti Mufali 33 vjec,
Albert Shqau 31 vjec,
Erion Mucaj 34 vjec,
Ermir Baja, 46 vjec,
Jodian Shametaj 25 vjec,
Emiliano Shametaj, 28 vjec,
Gentian Hoxaj, 35 vjec,
Fatjon Hoxaj, 28 vjec,
Erson Zhuka, 31 vjec

Italianët e arrestuar janë:
Giancarlo Galatello 51 vjec,
Gabriele Spagnoli 40 vjec,
Domenico Bottino 50 vjec.

Ndërsa për tre italianët Maria Grazia Pastura, 44 vjec Francesco Gatto 50 vjec e Salvatore Franco, 36 vjec ëshë lëshuar urdhëri i arrestit shtëpiak.

Operacioni nisi ne 2013

“Sipas Policisë financiare italiane ky sekuestrim dëshmon se si trafikimi i marijuanës është sot një nga burimet kryesore të financimit të organizatave lokale mafioze të pranishme në rajonin e Sicilisë.”

Operacioni “Odisea” është vazhdim i hetimeve të nisura pas përfundimit me sukses të operacioni “Reset” më vitin 2013 i cili coi në arrestimin e 23 personave me akuzën e grabitjeve, mashtrimit, drogës e mbajtjes së armëve pa leje.

Hetimet e policisë së Katanias vërtetuan ekzistencën e dy organizatave kriminale njëra me bazë në rajonin e Lacios e tjera me qëndër në provincat e Katanias e Raguzës në rajonin e Sicilisë.

Këto organizata ishin përbërë kryesisht nga shqiptarë rezidentë në Itali që falë kontakteve me miqtë e tyre në Shqipëri realizonin furnizmin me marijuanë në sasi të mëdha.

Marijuana nga Shqipëria furnizonte dy organizata kriminale kataneze

Hetimet e policisë dëshmuan se si sasia e madhe e marijuanës e importuar nga Shqipëria furnizonte dy organizata kriminale kataneze; “Gruppo della Stazione” e Grupi “Di Mauro”, i familjes mafioze Pillera, drejtuar nga bosi Paolo Di Mauro, i cili ndërroi jetë më 2014.

Operacionet e sekuestrimit te droges

Mars  2013 u sekuestruan në një magazinë në komunën e Scordias në Katania me 950 kg marijuanë e ardhur nga Shqipëria.

Nëntor të 2013 në Pulia u kapën dy gomone të ardhura nga Shqipëria me 980 kg marijuanë.

Dhjetor 2013 në komunën e Acireales në Katania u sekuestruan dy furgona me 1520 kg marijaunë, e mbërritur me gomone nga Shqipëria.

SHKARKO APP