Kapet 1 ton drogë nga Shqipëria, në pranga 2 vlonjatë
Një sasi droge me vlerë 10 milionë euro është sekuestruar në brigjet e Salentos. Aksioni i Guardia di Finanza është zhvilluar në Adriatik, ku në pjesë e fshehur të një motoskafi, është gjetur sasia prej 1 ton e drogës. Policia ka patur dyshime sepse skafi ishte shumë e zhyturr poshtë. Droga ishte e fshehur brenda 49 pakove.
Motoskafi po lundronte me shpejtësi të ulët drejt brigjeve italaine, fakt që ka çuar në dyshimet e rojes bregdetare italiane.
Mjetet lundruese të Policisë finaciare janë vënë në ndjekje të motoskafit i cili sapo i ka pikasur ka shtuar shpejtësinë. Pas disa minutash ndjekjeje mjeti lundruesh është ndaluar me 3 skafistët në bord.
Në bredësi të kabinës së motoskafit janë gjetur 49 koli me rreth 1 ton marijuanë. Droga e sekeustruar sipas financës italiane do të kapte në treg një vlerë prej 10 milionë euro.
Prej fillimit të vitit 2018 e deri më sot, Policia finaciare italiane informon se në rajonin e Puglias janë sekuestruar 13 tonë marijuanë, 9 mjete lundruese e janë arrestuar 28 skafistë.
KOHA JONË SONDAZH

