Kapet 28-vjeçari me drogë, e kishte fshehur në sediljen e makinës

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 7.5 kilogram kanabis sativa, ndërsa në pranga u vu edhe poseduesi i lëndës narooktike, Nikolas Hamzai , 28 vjeç, banues në Sarandë.

Sipas policisë, 28-vjeçari po transportonte drogë me makinë dhe e kishte fshehur në një hapësirë në pjesën e sediljes. Operacioni i koduar “Prita” vijon ende.

“Pas një pune intensive të kryer nga Specialistët Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, si dhe në bazë të  informacioneve të marra në rrugë operative u finalizua me sukses operacioni i koduar “Prita”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Nikolas Hamzai , 28 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një automjet tip “Citroen” transportonte lëndë narkotike, është ngritur një Pikë Kontrolli në aksin rrugor Tepelenë – Progonat në vendin e quajtur Kryqëzimi i rrugës që shkon në fshatin Progonat.Në pikën e kontrollit është afruar mjeti tip “Citroen” me targa AA 861 JJ, ku drejtues  mjeti ishte  Nikolas Hamzai, i cili sëbashku me automjetin u shoqërua për në ambjentet e  Drejtorisë së Policisë Vendore Gjirokastër për një kontroll më të imtësishëm.Nga kontrolli i mjetit rezultoi se në pjesën poshtë serdileve të para ishte përshtatur një hapësirë , brenda së cilës u konstatuan 7 pako me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva të mbështjella me qeska dhe me natriban me pesh totale 7.5 kg.Lëndën narkotike po e transportonte në drejtim të Sarandës”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh ” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

SHKARKO APP