Kapet arsenal armësh; 3 të arrestuar

Një arsenal armësh dhe municionesh luftarake është sekuestruar në Laç. Gjatë një operacioni të koduar “Shinat”, policia ka arrestuar edhe 3 zotëruesit e armëve.

Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Gëzim Koliqi, 25-vjeçarin Enerik Koliqi dhe 23-vjeçarin Hasan Koliqi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një kundërtank, një automatik model 56 me një krehër me 29 fishekë, një armë gjahu, një pushkë model 63 dhe 1320 fishekë model 56.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?