Kapet autori i grabitjes së argjendarisë në Elbasan

Arrestohet nga policia në kryeqytet në zonën e ish-Kombinatit, në Tiranë, autori i dyshuar, i grabitjes që ndodhi në mesditën e sotme, përpara Drejtorisë se Policisë së qarkut të Elbasanit.

Arrestimi i Thaçit është kryer falë një pune të mirë organizuar nga ana e policisë.

Autori i dyshuar tashmë, është duke u shoqëruar nga forca të shumta policie drejt Policisë së Elbasanit.

Kujtojmë se Astrit Thaçi, është 27-vjeçari, i shpallur në kërkim nga Policia për plagosjen e Rexhep Terziut në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë, ku i riu u fut për të vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.

Po kështu  27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së një pikë dhënie kredie, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Durrësit.

SHKARKO APP