Kapet banda shqiptaro-greke me kanabis në Athinë, sekuestrohen 10 mijë euro
Departamenti i anti drogës se Athinës, ka sekuestruar në lagjen Nea Zmirni të Athinës, sasinë prej 40 kg kanabis sativa (35.5 kanabis i thatë dhe 4.6 në formë çokollate).
Sipas bluve të Athinës,3 persona u arrestuan,dy grekë dhe një shtetas shqiptar,ndërsa u sekuestrua shuma prej 10.000 euro,një peshore elektronike dhe 7 telefona celularë.
Lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe tre të arrestuarit e shpërndanin atë në zonën e qendrës së Athinës.
Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie, ndërsa hetimit lidhur me aktivitetin e bandës, do të vazhdohen prej policisë greke.