Kapet bashkëpunëtori i shqiptarit në vrasjen e bankierit, ja detaji që e tradhtoi

Policia italiane ka vënë në pranga një person të dytë në lidhje me grabitjen dhe vrasjen e ish-bankierit italian, Giovanni Caramuscio.

Mediat në Itali bëjnë me dije se në pranga ka rënë Andrea Capone, 28 vjeç nga Tricase, me banim në Lequile. Ai akuzohet si bashkëpunëtor i 31-vjeçarit shqiptar Paulin Mecaj, i cili është arrestuar dy ditë më parë për vrasjen e bankierit.

I riu bashkë me Paulin Macaj kanë ekzekutuar ish-bankierin në sy të gruas së tij teksa ky i fundit po tërhiqte para nga një bankomat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Capone u identifikua nga xhupi i errët me mëngë të gjata të cilin natën e vrasjes e hodhi në një pus dhe u gjet më pas nga forcat zjarrfikëse.  Xhup, të cilin ai e kishte veshur në disa raste të tjera, madje kishte shpërndarë edhe foto në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë autoritetet italiane po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?