Kapet drogë në kamioni me targa shqiptare në Malin e Zi

Në pikën kufitare Bozhaj, doganierët dhe punonjësit e policisë mëngjesin e sotëm kanë sekuestruar një sasi të madhe marijuane.

Mediat malazeze shkruajnë se policia ka ndaluar dhe ushtruar kontroll në një kamion me targa shqiptare, ndërsa mes mallrave janë konstatuar barishte të thata të cilat dyshohen se janë bime narkotike.

Mësohet se kamioni kishte ardhur nga Shqipëria dhe do të lëvizte në drejtim të shteteve të BE-së. Paraprakisht bëhet e ditur se Mali i Zi ishte shtet tanzit dhe se destinacioni i ngarkesës ishte Gjermanie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk ka informacion se sa është sasia e lëndës narkotike të kapur në kamion apo sa persona janë shoqëruar nga autoritetet malazeze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?