Kapet gomonia 12 metra e gjatë në Darzezë, dyshohet për trafik droge

Mbrëmjen e të martës, policia bregdetare, në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n, kapën një gomone në zonrën e Darzezës, në Fier.

Bëhet fjalë për një gomone rreth 12 metra të gjatë, e pajisur me dy motorë me nga 300 kuaj fuqi secili.

Nuk dihet ende nëse gomonia po përgatitej për transport të lëndëve narkotike, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur pjestarë të FNSH-së, që kanë rrethuar zonën ku ndodhet gomonia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policë të Guardia di Finanza-s janë ende në det, ku po patrullojnë për të pasur nën kontroll situatën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?