Kapet hajduti shqiptar pa eksperiencë, shkoi të vidhte në shtëpinë e policit

Më 3 janar, një shqiptar 31 vjeç,  u përpoq të vidhte një shtëpi në rrugën Sarripoli në periferi të Pistoia, Itali, por rastisi që ajo të ishte shtëpia e një polici, që arriti ta shihte banditin në tarracë.

Hajduti, në panik, kërceu në katin e parë dhe u përpoq t’ia mbathte, i ndjekur nga polici dhe nga një fqinj, që shumë shpejt e humbën nga sytë.

Megjithatë, nga një kamera rruge e njohën dhe i bënë kontroll.  Në makinë atij iu gjetën mallrat  vjedhura, bizhuteri, e për këtë arsye u vu në pranga për tentativë vjedhjeje në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një gjykimi shumë të drejtë, gjyqtari urdhëroi arrest shtëpie për të me një byzylyk elektronik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?