Kapet i dënuari për grabitje në Itali, biznesmen ndërtimi në Shqipëri

Në Itali mund të jesh në kërkim, por në Shqipëri i suksesshëm dhe sipërmarrës.

Jemi në kohën, kur edhe në parlament kërkohet dekriminalizimi i tij.   

Policia italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare kanë arrestuar një 49-vjeçar, pasi rezulton i dënuar me 8 vjet burg për grabitje.

I arrestuari është Xhevdet Plaka, i cili në Shqipëri kishte nisur biznesin e ndërtimeve. Sipas autoriteteve, 49-vjeçari ishte dënuar nga gjykata italiane me 8 vjet e 11 muaj burg, pasi ishte shpallur bashkëpunëtor në një grabitje të ndodhur në vitin 2008, gjatë së cilës kishte vdekur edhe një grua 79-vjeçare.

Sipas medieve italiane, Plaka, është gjetur dhe identifikuar në fshatin Shtith në Elbasan. Arrestimi i 49-vjeçarit është bërë nga Interpol Roma, në bashkëpunim me policinë shqiptare.

SHKARKO APP