Kapet italiani me gomone në ujërat shqiptare, dyshohet se do ngarkohej me kanabis

Gjatë ditës së djeshme, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin A.S., vjeç 26, banues në Brindisi, Itali, pasi në afërsi të bregut në Sarandë, u kap me një mjet lundrues gomone, me të cilin dyshohet se ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm.

Në cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti lundrues dhe një celular. Vijojnë hetimet. Neni 297 i Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?