Kapet kamioni i mbushur me kanabis në Mal të Zi. Vinte nga Shqipëria dhe do shkonte në Gjermaninë

Një sasi e madhe kanabisi është sekuestruar ditën e sotme në Mal të Zi, në pikën kufitare të Bozhaj. Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar nuk dihet ende, ndërsa bëhet me dije se u gjet në një kamion me targa shqiptare.

Sipas mediave malazeze, lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe do kalonte transit në Mal të Zi, me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Ngarkesa në kamion ishte deklaruar si ‘barëra medicinalë’, por pas kontrolleve të policisë malazeze u gjet kanabisi i fshehur mes një sërë bimësh të tjera të thata.

Për momentin nuk jepen të tjera detaje për ngjarjen dhe nuk dihet nëse ka persona të arrestuar.

SHKARKO APP