Kapet kavajasi, bënte veprime të turpshme me një fëmijë
Policia ka reaguar në lidhje me një video të publikuar ditën e djeshme në portalin “Jeta Osh Qef”, në të cilën shfaqet një person madhor i cili kryen veprime të turpshme në prani të një fëmije të mitur.
Policia bën me dije se pas verifikimeve dhe hetimeve të kryera në bashkëpunim dhe me Prokurorinë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë ndalimi i J. Hoxha 38-vjeç, banues në Kavajë.
Më datë 26 maj, ai në një ambient të pabanuar, në qytetin e Kavajës ka kryer vepra të turpshme me të miturin M.A rreth 10-vjeç.
38-vjeçari gjatë momentit të intervistimit ka shfaqur shenja të çekuilibrit mendor. Materialet iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ‘Vepra të turpshme’.

KOHA JONË SONDAZH

