Kapet me drogë në makinë, do e shiste në Elbasan

Arrestohet në flagrancë një shtetas nga Tirana, në kuadër të operacionit antidrogë i koduar “Bradasheshi”. Policia e Elbasanit bën me dije se atij iu gjet në makinë një sasi prej 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate, gati per ta shitur. Në gjendje të lire po hetohet pasagjerja që ai kishte në makinë.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/531617177285436/?t=0

Njoftimi i plote 

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bradasheshi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

• Artur Gjolena, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për “Mos kallëzim krimi”, shtetasja: (pasagjere në mjetin ku u gjet lënda narkotike)

• V.K., 45 vjeçe, banuese në Laç.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ky shtetas po trasportonë një sasi lëndë narkotike për ta shitur, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij me targa TR 3692 J, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të parashikuar nga nenet 283, 291 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Artur Gjolena, dhe për veprën penale “Moskallëzimi i Krimit” të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetases V.K.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?