Kapet me minë me telekomandë dhe drogë, arrestohet
Arrestohet në flagrancë një person, pasi u kap me mina me telekomandë dhe me lëndë narkotike. Policia bën me dije se ka finalizuar operacionin “Zaranika” dhe ka vënë në pranga shtetasin me inicialet A.R.
“Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në qytetin e Elbasanit i kanë gjetur këtij shtetasi 1 minë me telekomandë, si dhe rreth 7 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”- njofton policia.
Njoftimi i policisë
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e personave që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike apo lëndë plasëse, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, pas një hetimi me metoda speciale, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Zaranika”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi A.R.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në qytetin e Elbasanit i kanë gjetur këtij shtetasi 1 minë me telekomandë, si dhe rreth 7 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
KOHA JONË SONDAZH

