Kapet miku i ”Rrumit të Shijakut”, Aldi kishte planifikuar një vrasje. Sekuestrohet arma dhe fishekët

Aldi Mustafa u arrestua një natë më parë në Durrës, ndërsa lëvizte me armë me vete në makinë. Mustafa kishte planifikuar një vrasje. Vetë policia, njofton se ai vënë në pranga ndërsa po shkonte për të vrarë dikë, por ende nuk dihet se kush ishte vënë në shënjestër.

Bashkë me Mustafën, është vënë në pranga është bashkëpunëtori i tij Klevis Kurdiu, 27 vjeç, i cili po lëvizte në të njëjtën makinë me mikun e Aleksandër Lahos, njohur ndryshe si ‘Rrumi i Shijakut’.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, falë inteligjencës policore se një shtetas me precedent të theksuar kriminal po qarkullonte i armatosur dhe kishte planifikuar të kryente një vrasje, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe “Shqiponjat”, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tentativa”. Si rezultat, në lagjen nr. 15, Durrës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin lëvizte shtetasi i armatosur dhe kanë ndërhyrë duke zbatuar të gjitha procedurat standarde për ndalimin e një automjeti”, njofton policia.

Aldi Mustafa nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton me precedentë të theksuar kriminal. Në 3 prill të këtij viti, persona ende të paidentifikuar shpërthyen me telekomandë makinën e Aldi Mustafës. 37-vjeçari doli i pa lënduar nga shpërthimi ndërsa pak minuta para se të ndodhte ngjarja, la në banesë gruan me fëmijën.

SHKARKO APP