Kapet në kafene grabitësi i policëve, i dënuar me 3.4 muaj burg

Policia e Lezhës ka mundur të arrestojë një të kërkuar, i cili është dënuar për vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim ndaj dy efektivëve të policisë.

Ai është Edison Ndreka, 24 vjeç i dënuar nga gjykata me 3 vjet e katër muaj burg për grabitjen me armë të dy efektive të policisë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2013.

Ai e ka kryer grabitjen së bashku me dy persona të tjerë. Ai u kap te mbikalimi i Patokut në Laç, teksa ndodhej në lokal.

SHKARKO APP