Kapet në Muriqan rreth 4.5 kg heroinë e fshehur në gomat e një automjeti

Policia Kufitare e Muriqanit sekuestron 4 kilogramë e 476 gramë heroinë. Lënda narkotike u gjet e fshehur në gomat e një automjeti që drejtohej nga shtetasin Petraq Greku.

“Në vijën e dytë të kontrollit, në automjetin tip “Renault” me targë AA 320 LY, me drejtues shtetasin Petraq Greku u konstatua se në gomat e makinës, në brendësi të disqeve ishte fshehur lëndë narkotike. Ajo rezultoi 4 kilogramë e 476. 6 gramë heroinë, sasia më e madhe e këtij lloji e kapur këtë vit nga Policia Shqiptare”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Petraq Greku, 57 vjeç, banues në Tiranë i cili udhëtonte drejt Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?