Kapet shitësi i drogës dhe qiradhënësi, ja emrat e të ndaluarve në Tiranë

Dy të rinj janë vënë në pranga pasi akuzohen për shitje droge dhe lëshim të ambienteve për përdorim të kultivimit të drogës. Burime nga Policia e Tiranës thanë se njëri nga të arrestuarit ishte i dënuar për shitje droge.

I arrestuari i parë është Hajri Mamica, 34 vjeç, banues në Kamëz.

Ky person ishte në ndjekje nga Policia e Tiranës, pasi me vendimin e datës 8 prill 2015 të Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale ‘prodhim dhe shitje lëndësh narkotike’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky person u kap nga shërbimet e Policisë në zonën e Bathores, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjetën 26.6 gramë lëndë narkotike e dyshuar e kanabis sativa dhe një krehër pistolete me 6 fishekë model 56.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu është arrestuar edhe Françesko Rrapushi, 26 vjeç, po banues në Kamëz.

Rrapushi i kishte lënë në përdorim shtëpinë që kishte marrë me qira, Hajri Mamicës, ku gjatë kontrollit janë gjetur 867.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Pas arrestimit të dy të rinjve dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për akuzat e ‘prodhim dhe shitje të lëndës narkotike’, ‘prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak’ për Hajri Mamicën dhe ‘përshtatja e lokalit për përdorim droge’, në ngarkim të Françesko Rrapushit./syri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?