Kapet shkodrani, vodhi paratë dhe dëmtoi Kishën françeskane

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 26-vjeçar pasi ka vjedhur me thyerje Kishën Françeskane, si dhe ka dëmtuar disa objekte kulti fetar.

Nga strukturat e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” është arrestuar në flagrancë shtetasi Kristjan Arra, banues në lagjen “Partizani” Shkodër, i dënuar dhe më parë për “Vjedhje”.

Arrestimi i tij u bë pasi në Kishën Françeskane, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, ka vjedhur një sasi lekësh, si dhe ka dëmtuar disa objekte të kultit fetar me vlerë të kësaj Kishe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vjedhje” dhe “Shkatërrimi i veprave kulturore”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?