Kapet shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ishte dënuar me 18 vite burg

Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Gjykata e Milanos në Itali e ka dënuar me 18 vite burg.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë kapur një tjetër shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi:

Swiss Digital Mobile Reklama

• Robens (Arben) Berberi 52 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Milanos në Itali e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale ” Organizatë kriminale “dhe” Trafik narkotikësh “parashikuar në nenet 81, 110 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?