Kapet si hajdut xhepash në Tiranë, i dënuar për vrasje në Serbi

Policia e Tiranës vuri në pranga një 50-vjeçar, si autor i një sërë vjedhjesh në kryeqytet.

Sipas policisë Samet Hysein, banues në Tiranë, ka kryer 15 vite burg për vrasje në Serbi.

Hysein dyshohet se i ka vjedhur më 4 gusht celularin iPhone në autobus një shtetasi italian. Gjithashtu, ai rezulton të jetë autori i dy vjedhjeve të tjera.

Më 10 korrik, në ambientet e Hotel “Tirana” 50-vjeçari i ka vjedhur portofolin me 10 mijë lekë një shtetaseje.

Më pas, më 10 shtator, në ambientet e një firme farmaceutike tek Kthesa e Kamzës, në ambientet e zyrës, i ka vjedhur portofolin një shtetaseje tjetër.

SHKARKO APP