Kapet skafisti shqiptar, transportonte refugjatë drejt Italisë

Në orët e para të mëngjesit, në brigjet italiane kanë mbërritur 21 refugjatë.  Kanë qenë qytetarët që i kanë parë dhe kanë telefonuar menjëherë karabinierët. Në Castro kanë zbarkuar 16 burra, 4 gra dhe 1 minorene.

Ndërkohë, policia italiane ka ndaluar 2 skafistët, 1 shqiptar dhe 1 grek të cilët po merren në pyetje. Emigrantët nga Siria, Irani dhe Somalia janë dërguar në një qendër pritjeje për refugjatë ndërsa, dy skafistët po mbahen të arrestuar.

Policia po heton nëse ky është një rast i izoluar apo rihapje e rrugës së Adriatikut për kalimin e emigrantëve në Evropë. Një lajm i tillë vjen në një kohë kur mijëra emigrantë në Greqi presin që të gjejnë një rrugë për të shkuar në vendet Perëndimore.

SHKARKO APP