Kapet supërmjeshtri i minave me telekomandë, Nadir Shiroku

Në foto janë mjetet e punës të 45 vjeçarit Nadir Shiroku që punën e përditshme kishte prodhimin e minave dhe bombave me telekomandë.

 

Arrestimi i tij u bë 20 ditë pas goditjes së një grupi kriminal në Shkdër të cilët dyshohen për disa atentate. Njeriu që i prodhonte bombat mbeti mister, por duket se një nga të arrestuarit ka folur. Sipas policisë bombat me telekomandë prodhoheshin nga Nadir Shiroku, 45 vjeç, banues në fshatin Juban Shkodër ,  i dënuar më parë në vitin 1996 me 18 vite burg për veprat penale « Vjedhje me armë » dhe Armbajtje pa leje » dhe në vitin 2013, me 8 muaj burg për veprën penale « Përkrahje e autorit të krimit”.

Në shtëpi iu gjetën edhe mjetet me të cilat punonte.

. Dylbi Snajperi

. Telekomanda

•     Karta telefoni

•     Dylbi

•     Aparat fotografik

•     Bateri dhe bateri telefon celular

•     Ampermatës

•     Usb

•     Disa lloje kacavidash

•     Disa lloje telefon celulare.

•     Mandate arkëtimi në emër të shtetasit në fjalë.

•     Tela si dhe disa mila (llambushka te vogela)

SHKARKO APP