Kapet trafikanti i tragjedisë së Butrintit

Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin, Albert Gega, i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”.

36-vjeçari, banues në fshatin Kurjan, akuzohet për ngjarjen e ndodhur në tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit.

“Albert Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen”,sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?