Kapet vrasësi i Devi Kasmit (VIDEO)

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar si ekzekutor të vrasjes së Devi Kasmit, 41-vjeçari që humbi jetën të hënën pas një prite të bërë përpara shtëpisë së tij. Në një konferencë për shtyp të kreut të policisë së Tiranës Ardi Veliu, u bë e ditur detajet e operacionit të koduar “Enigma”.

“Finalizuan me sukses goditjen e grupit të strukturuar kriminal “Enigma” ku u arrestuan shtetasit Elton Halipaj, 36 vjeç lindur në Skrapar, banues në Tiranë, Eftimiu Eftimius, 49 vjec lindur e banues në Artë Greqi, Malvin Dimollari, lindur në Korçë e banues në Tiranë, Elton Hoxhallari, 36 vjeç lindur dhe banues në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit, Altin (Aurel )Hoxhallari, 41 vjeç në Tiranë.

Shtetasi i shpallur në kërkim Aurel Hoxhallari dyshohet si organizatori i këtij grupi kriminal, Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme, shtetasi grek dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit Devi Kasmi si vrasës me pagesë. Në momentin e arrestimit iu gjetën euro dhe para shqiptare që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Malvin Dimollari mjetet për përgatitjen dhe infrastrukturën për përgatitjen e vrasjes. Elton Hoxhallari bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve për realizimin e vrasjes”, bëri të ditur Ardi Veliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aurel Hoxhallari është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më 10 Janar të vitit 2015 së bashku me kushëririn e tij Amarildo Hoxhallari, si porositës të dyshuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit, ngjarje e ndodhur më 5 Janar 2015 në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Por, më 1 Shkurt 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të arrestuarit janë:

Elton Halipaj

Eftimiu Eftimius

Malvin Dinellari

Enton Hoxhallari

Aurel Hoxhallari, është i shpallur në kërkim, ndërsa është edhe organizatori i këtij grupi kriminal.

Vrasës me pagesë për Devi Kasmin, 4 të arrestuar, 1 në kërkim

DEKLARATA E PLOTE E POLICISE

Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses goditjen e grupit të strukturuar kriminal “Enigma”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;
• Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi;
• Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;
• Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.
Ky operacion është rezultat i një pune profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 29 Janar 2018, ku në rrugën “Petro Çani” u vra me armë zjarri shtetasi D.K.
Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.
Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.
Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.
Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.
Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.
Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastrukturës për realizimin e vrasjes.
Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.
Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
– 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit
– 4 armë automatikë
– 2 snajper
– 4 pushkë automatike
– 1 armë antitank me 2 predha
– 1 bombë me telekomandim në distancë
– sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol
– 4 radio marrëse
– 1 dron
– 110 kg kanabis
– 2 maska
Grupi i punës vijon me intensitet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.
Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?