Kapexhiu: Rikonstruksioni i Teatrit, si tulla ime me kaçurrela

Në dëgjesën e dytë të kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me artistët, pati përplasje dhe kontestime. Artisti i njohur, Bujar Kapexhiu, tha me ironi se teatri mund të rikonstruktohet aty ku ndodhet aktualisht, njësoj si tulla e tij, nëse ai dëshiron.

”Ky teatër është nga ana emocionale, kulturore, jam i mendimit që të ruhet. Folën inxhinierët për mangësitë e teatrit, padyshim që i ka të gjitha, hajde pra i rregullojmë me të njëjtat parametra. Nuk ka asgjë që nuk mund të bëhet, edhe tulla ime mbushet me flokë dhe kaçurrela, por kam rënë rehat dhe nuk dua. Vërtet që ka mungesa, por mund të ruhen dhe ndërtohet mbi këtë, në çfarë stili që të duash. Unë them të ndërtohet një teatër madhështor dhe i bukur, por këtë mund ta ndërtojë vetëm shteti”, u shpreh Kapexhiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?