Kapja e 400 kg kokainë, Yuri Kim: Rezultat i bashkëpunimit të fortë SPAK-Policia e Shtetit-DEA

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas kapjes së 400 kilogramëve kokainë një ditë më parë në Lipjan të Kosovës.

Ajo theksoi se kjo goditje e fortë e krimit erdhi si rezultat i bashkëpunimit të fortë mes SPAK Policisë së Shtetit Shqiptar dhe DEA- në Washington.

“Kapja e djeshme e 400 kg kokainë është rezultat i bashkëpunimit të fortë midis SPAK & Policia e Shtetit Shqiptar, me DEAWashingtonDC, luajti një rol të rëndësishëm në këtë goditje kundër trafikantëve ndërkombëtarë të drogës dhe krimit të organizuar”, shkruan Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?