Kapja e universiteteve, Këlliçi: Atë që s’e bëri me Shullazin, kërkon ta bëjë me koronavirusin

Belind Këlliçi, kryetari i FRPD, ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi zgjedhjet që po zhvillohen në universitetet e Shqipërisë në një kohë kur shtetet në të gjithë botën kanë shtyrë deri edhe zgjehdjet e përgjithshme për shkak të krizës së gjithanshme të shkaktuar nga koronavirusi.

Në një shënim në Fb, Këlliçi ka argumentuar se kreu i Qeverisë, Edi Rama, po e shfrytëzon pikërisht këtë moment për të kapur edhe ato institucione që deri dje nuk i kishte shtënë dot në dorë, qoftë edhe nëpërmjet kërcënimeve të grupeve kriminale si ai i Shullazit.

Këlliçi shkruan në Fb: “52 shtete kanë shtyrë zgjedhjet politike ose lokale në të gjithë botën gjatë këtij viti për shkak të Covid-19! Vetëm Shqipëria nuk shtyn dot zgjedhjet në universitete! Pyetja është: a janë zgjedhjet në universitet më të rëndësishme se të gjitha zgjedhjet që do të mbaheshin në këto 52 shtete?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Sigurisht që jo, por çdo vend ka prioritetet e tij! Këto 52 vende kanë prioritet shëndetin dhe jetën e qytetarëve, ndërkohë që qeveria e Edi Ramës ka prioritet vënien nën kontroll dhe kapjen e universiteteve. Atë që nuk bëri dot me Shullazin, kërkon ta bëjë me koronavirusin!”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?