Kapja e vrasësit të Egli Progës! Policia e Shtetit: U arrestua! Prokuroria e Korçës: U vetëdorëzua

Po kthehet në një serial ngjarja në Pogradec, ku Policia dhe Prokuroria janë në kontradiktë për kapjen e vrasësit të Egli Progës. Prokroria thotë se autori i dyshuar i vrasjes, Denis Meçe është vetëdorëzuar në polici.

”Pasi u bë identifikimi i shtetasit Denis Meçe, si autor i dyshuar që dëmtoi shtetasin Egli Proga, u kryen veprime operative dhe teknike të tjera me qëllim gjetjen e vendndodhjes së tij, deri në momentin që ai u paraqit vetë pranë Komisariatit të Policisë Pogradec”, njoftoi Prokuroria e Korçës më 14 gusht.

Ndërkohë, vetë Policia në njoftimin zyrtar ku njoftoi se Egli Proga ishte vrarë thotë se e kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar. ”Denis Meçe, 29 vjeç, pas konflikt është larguar nga vendi i ngjarjes por falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”.

SHKARKO APP