Kapja në errësirë e 13 anëtarëve të bandës së Kananit (VIDEO)

Policia e Shtetit, publikoi sot pamjet e arrestimit të 13 anëtarëve të bandës së trafikut të drogës të Met Kananit, i arrestuar në Turqi në muajin mars 2018, si kreu i një rrjeti të fuqishëm narkotikësh.

Arrestimet janë kryer gjatë orëve të vona të natës. Në pamjet e publikuara nga policia duket momenti i shoqërimit për në komisariatet e policisë të trafikantëve të kapur në disa qytete.

Hetimet për bandën e Met Kananit kanë vijuar që prej shkurtit të vitit 2017. Met Kanani u arrestua në Turqi në muajin mars së bashku me 10 persona të tjerë, nga të cilët tre ishin shqiptarë dhe shtatë turq.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?