Kapri: Opozita të rrëzojë Ramën dhe tranzicionin, por këtë herë është në rrezik rrotacioni politik
I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, studiuesi Erald Kapri u shpreh se mazhoranca ka një nervozitet me kurthe për të prekur koalicionet, për të kaluar në situatën e 2017-tës.
Erald Kapri: Mazhoranca ka një nervozitet me kurthe për të prekur koalicionet, për të kaluar në situatën e 2017-tës. Kjo sepse më koalicione, matematikisht, i jepen shanse opozitës që të bëjë rrotacion. Opozita duhet të krijojë një lëvizje që të garantojë rrëzimin e tranzicionit. Jo vetëm të rrëzohet Rama, por të kemi rrëzimin e modelit të ri dhe të ndërtojmë një model tjetër.
Shqiptarët kanë votuar zgjuarsisht sepse kanë votuar kur rrotacioni ka ardhur kur duhet, por këtë herë është në rrezik. Kjo sepse mazhoranca ka një pushtet të frikshëm, ka të gjitha pushtetet. Duke qenë se kemi 5 vite që nuk bëjmë zgjedhje, nuk e dimë se si do të shkojë.