Kapshticë, 210 emigrantë kthehen në këmbë
Që pasi Shqipëria regjistroi të prekurit e parë nga Covid-19, qeveria mori masa të forta, duke nisur nga mbylla e kufijve. Edhe pse masë është marrë si mbrojtje ndaj pandemisë, 210 persona kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit. Teksa përfundimi i afatit të Shengenit apo arsye të tjera janë shqetësimi kryesor i këtyre emigrantëve për ta nis një tjetër vështirësi. Mungesa e transportit i detyron ata të qëndrojnë në mes të të ftohti dhe të pasigurt për momentin e mbërritjes së tyre në destinacion. Emigrantët udhëtojnë me taksi deri në doganë dhe më pas hyjnë si këmbësorë në shtetin tonë, ku pas procedurave nga shëndeti publik në shtetin tonë, ku pas procedurave nga shëndeti publik këta të fundit ju kërkojnë të vetëizolohen për 14 ditë.