Kapshticë, pas 7 orë pritjeje emigratët shqiptarë kthehen në Greqi, kalojnë vetëm trupat e pajetë
Shtetasit shqiptarë që mbetën në pikën e kalimit kufitare greke për të kaluar në Kapshticë nuk kanë mundur të kalojnë dot.
Ata kanë qëndruar atje deri në orën 17 pasdite dhe më pas autoritetet greke iu kanë thënë të kthehen në qytetet ku janë rezidentë.
Sipas një shtetasi që ka qenë mes emigrantëve ai pohoi për Ora News se në fillim ishin 30 veta dhe më pas u bënë 70 në pritje mes tyre gra, fëmijë dhe shumica që iu mbaronte viza 3-mujorshe.
Ata kanë qëndruar në pikën greke mbi 7 orë në pritje të një urdhri nga pala shqiptare për të kaluar, por kjo e fundit nuk ka autorizuar futjen e tyre.
Të vetmit që kanë kaluar pohon emigranti ishin dy persona pa jetë.
“Të gjithë janë kthyer në shtëpitë e tyre në Greqi pasi shteti shqiptar nuk e ngriti traun që ata të kalonin.”
Dhjetëra emigrantë ngelën të bllokuar qysh prej orëve të para të mëngjesit pasi pala shqiptare mbylli traun dhe nuk u lejua futja e tyre në vendin tonë.