Karantina pastroi ajrin por ndoti lumenjtë, ambjentalistët në Elbasan japin alarmin
Kufizimet gjatë pandemisë ndikuan ndjeshëm në uljen e ndotjes së ajrit në Elbasan, por nga ana situata në lumej e mjedis është problematike. Ambientalistët japin alarmin, ndërsa kërkojnë që ndotësit të goditen me forcën e ligjit.
Masat kufizuese të pandemisë ndikuan në pastrimin e ajrit, por nga ana tjetër bënë që bashkitë ta mbajnë jashtë fokusit kryesor çështjen e ndotjes së ambientit.
Lumenjtë, kanalet kulluese e hapësira të tjera u kthyen në vendgrumbullime mbetjesh urbane.
Në Elbasan, fenomeni është problematik në disa pika të lumejve Shkumbin e Devoll.
Kryetari i Klubit Ekologjik në Elbasan, ngre alarmin për situatën tashmë në prag të stinës së verës.
Reformat e institucioneve e kanë çuar në Berat drejtorinë e Inspektoriatit të Mjedisit.
Bashkitë tashmë kanë vetëm zyra, të cilat nuk kanë as fuqi e as kompetenca për të ndaluar firmat apo qytetarët ndotës.
Policia e Shtetit dhe IKMT ndërkohë kanë nisur një aksion kombëtar kundër krimeve mjedisore.