Karantina reduktoi dhunën në familje, shifrat pothuajse të njëjta me vitin 2019
Fenomeni i dhunës në familje vijon të jetë shqetësues por karantina ndikoi në ulje të rasteve. Denoncimet e telefonatat në policisë si dhe kërkesë paditë vijojnë të jenë në shifra të njëjta me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pavarësisht këtyre rastet nuk mungojnë asnjë ditë. Rastet më të fundit u regjistruan në tiranë e Dibër.
Fenomeni i dhunës në familje vijon të jetë shqetësues, ndërsa karantina nuk ka ndikuar në rritjen e këtij fenomeni.
Gjatë kohës së karantinës por dhe përgjatë katër muajve të parë të këtij viti vërehet se shifrat janë pothuajse të njëjta.
Burime nga policia bëjnë me dije se këtë vit janë plotësuar 725 kërkesë padi nga 906 që ishin vitin e shkuar.
Shifra të njëjta janë regjistruar dhe për sa i përket denoncimeve dhe telefonatave në sallën operative të policisë së shtetit.
Sipas burimeve mësohet se gjatë për këtë vit deri më tani janë regjistruar 1,207 raste, nga 1,489 të cilat ishin gjatë të njëjtës periudhë të vitit të shkuar.
Dhuna në familje raportohet në polici pothuajse çdo ditë, ku vetëm këtë të merkurë në polici u regjistruan dy raste.
Në Dibër policia ka arrestoi një 39-vjeçar, pasi dhunoi dhe kërcënoi për vrasje bashkëshorten e tij.
Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në trup dhe e ka kërcënuar se do ta vriste.
Rasti i dytë u regjistrua në kryeqytet, ku në prangat e policisë ka rënë në 45-vjeçar.
Ndalimi i shtetasit Roland Ruçi u bë pasi tentoi të vriste me thikë kunatin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja në fjalë është regjistruar në rrugën Emin Duraku, por kur ka mbërritur patrulla e policisë, 45-vjeçari është arratisur.
Ruçi ka mundur të jetë i lirë për vetëm dy orë, kohë kur u arrestua nga policia.